Rreth Premium Park Hotel

Jeni në kërkim të rehatisë, qetësisë dhe lokacionit të përkryer në Prizren?

Premium Park Hotel në Prizren, Kosovë ju ofron vendndodhje unike për të shijuar Prizrenin. Në një ndërtesë elegante në qendër të Prizrenit, Premium Park Hotel është rezultat i një vizioni të qartë për ofrim të shërbimeve të shkëlqyeshme të hotelerisë dhe standarde të reja të përsosmërisë në mikpritje.

Për të bërë qëndrimin tuaj tek ne sa më të rehatshëm dhe për t’ju bërë të ndiheni si në shtëpi, me kënaqësi ju ofrojmë një numër të madh shërbimesh.

45 dhomat dhe 3 suitat e hotelit janë të pajisura plotësisht për të plotësuar nevojat e mysafirëve që udhëtojnë për biznes apo për pushime. Mikpritja dhe shërbimet e dizajnuara deri në detajet më të vogla do t’ju bëjnë të ndiheni të shkëlqyeshëm.

Dhomat janë unike në çdo hollësi, dhe janë të pajisura me mobilje të rehatshme dhe tërheqëse. Çdo dhomë është projektuar për të ofruar një eksperiencë relaksuese dhe autentike udhëtimi, e shoqëruar me detaje personale të finesës.

150
Mysafirë
48
Dhoma
150
Ushqime